Truss merr ”frenat” e qeverisë, cili do të jetë fati i shqiptarëve dhe rruga me gomone në Angli?

Rruga e paligjshme që përdorin shqiptarët për në Britani, ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil.

Çfarë ndodh tani me emigrantët shqiptarë pasi Liz Truss u zgjodh kryeministre e Britanisë së Madhe? Ajo në fushatë u përplas në distancë me kundërshtarët, lidhur me pikëpamjen mbi menaxhimin e fluksit të azilkërkuesve.

Liz Truss u zotua se do të marrë përsipër vendimet e GJEDNJ-në pasi imigracioni u vu në qendër të vëmendjes së balotazhit të lidershipit konservator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?