Tryeza e bashkimit, nënkryetari Boçi: Bardhi ka evoluar politikisht
Nënkryetari i Rithemelimit, ish-deputeti Luçiano Boçi thotë se Gazment Bardhi ka evoluar politikisht. Ai komentoi tryezën që organizoi ish-sekretari i Përgjithshëm, ndërsa tha se besimi i demokratëve duhet fituar sërish.
“Të themi ndryshim nuk është termi i duhur gjuhësor. Evolucion, ta themi kështu se e kupton më mirë publiku. Ka evoluar në qëndrimin politik në raport me bashkimin. Pra, ylli polar që duhet ndjekur është bashkimi, pastaj rruga është e kundërshtueshme.
Sot kemi një përputhshmëri të veprimeve të zotit Bardhi dhe deputetëve të tjerë në raport me dëshirën, kërkesën, investimin 2-vjeçar për bashkimin e Partisë Demokratike. Është një hap i pritshëm, i duhur. Kjo duket qartë, jo vetëm nga reagimet tona, sepse ne paragjykohemi, jemi politikanë dhe mundohemi ta elaborojmë fjalën, por kjo duket më qartë nga reagimet e publikut”,-u shpreh Boçi.