Tryeza për reformën, Salianji: Është kushtëzim për rrotacion politik
I ftuar në rubrikën “Opinion”, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi praninë e Damian Gjiknurit në tryezën për reformën zgjedhore, zhvilluar pak ditë mes palëve, ndërsa u shpreh se takimi është një kushtëzim i ndërkombëtarëve, për t’i hapur rrugën rotacionit paqësor të pushtetit.
“Fakti që në tryezë ësht? dhe Gjiknuri tregon që s’ka marrëveshje Rama-Basha, po të kishte një marrëveshje apo pazar gjëja më e lehtë ishte të hiqej Gjiknuri, Rama e ka lënë aty që të shtynte reformën sa më shumë, sot ka detyrim të Ramës të bëjë reformëm i detyruar pavaresisht se nuk heq dorë nga çunat problematikë! Nese do kishte marreveshje ne do merrnim gjithcka, ne do i arrijmë me hapa, e mira do ishte që ndryshimi të ishte i shpejtë dhe i menjëhershëm, por po vjen i detyruar dhe ne korniza të qarta!” -u shpreh Salianji.
A do të ketë gjithçka gati deri në qershor?
Po përderisa është lënë afati 15 qershor, do të thotë se është lënë koha e mjaftueshme që të ketë përgatitje për tu organizuar zgjedhje të parakohshme.
Nëse protestat do të bëheshin të dhunshme ju u shprehet se mund të kishte dhe rrëzim pushteti. Dje qarkulluan dhe lajme se do të kishte protesta të tjera. Protestat u panë të udhës të ndërpriteshin?
S’ka lidhje me marrëveshjen. Është kushtëzim për rrotacion politik. Ne nuk i kemi ndërprerë dhe nuk i kemi hequr kurrë rrugën e protestave. Në 30 qershor u arrit të bindeshin ndërkombëtarët, jo vetëm me fjalë, por me një dokument të Bundestagut gjerman, ku përcaktoheshin 9 hapat ku duhet të kalonte Shqipëria. Do jemi në protestë në shkurt, por këto janë procese paralele. Këto janë procese që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Kushtëzimi për të bërë reformën zgjedhore është kushtëzim edhe për shkak të acarit ndërkombëtar që ka Rama, apo ngushticës që po i vjen atij nga ndërkombëtaret.
Rama do ishte mirë që të rrëzohej para 6 vitesh. Lufta me këtë lloj pushteti nuk është e lehtë, por ne ja kemi dalë që në kryet të këtij viti, në 16 të arrijmë të konkludojmë përfundime që janë të kënaqshme për ne dhe qytetarët.
Flasim pak për listat e hapura…
E kam thënë se duhet të jemi por sistemit për listat e hapura. Ça di të thotë kjo? Është sistem që vendos që 140 kandidatë që kanë partitë, qytetarët të zgjedhin 5 emra. Nuk i lihet vendimmarrja partive politike, por qytetarëve. Ne kemi vendosur të parën çështjen e shit-blerjes së votës. Damian Gjiknuri që është bashkëkryetari i komisionit, apo dhe Taulant Balla, thonë se sistemi nuk ndryshon. Pra i vetmi që nuk do ndryshimin e sistemit zgjedhor është Edi Rama. Ne jemi për çdo sistem që e çon vendimmarrjen tek qytetarët. Listat e hapura i japin më pak mundësi banditëve dhe kriminelëve që të jenë në Kuvend. Është sistem që i jep mundësine e vendimmarrjes qytetarëve për të zgjedhur me preferencat e tyre ata që janë më afër tyre. Ka një ndroje nga PD, jo sepse nuk është për këtë sistem. Shumë mund të mendojnë se sistemi maxhoritar mund të jetë i mirë. Unë jam për këtë sistem, pasi sistemet janë demokratike. Por rendësi ka se cili implementohet në kushtet e Shqipërisë. Ky sistem në mendimin tim personal, do të demotivonte shitblerjen e votës. Ky është një diskutim që duhet të bëhet bashkë me perfaqesuesit e shoqerise civile, per te mos shmangur asnje element, por se pari duhet të garantohet vota.
Kalojmë tek një çështje tjetër…lirimi i Endrit Dokles
Kam reaguar sapo e kam lexuar lajmin tek ju. Nuk është i pari, mesa kam ndjekur është i pesti i dënuar me burgim të përjetshëm që lirohet. Nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal që dënohet me dënim të përjetshëm. Krimi jo vetëm ka hapësira të mëdha dhe kontakte edhe ndërkombëtare per te qene qender operacionale sic thote DASH. Siç ishte rasti i Hasit apo dhe i Xibrakës. Është e njëjta gjë që ka ndodhur me pjesën tjetër të Bandës së Durrësit, apo me pjesën tjetër të bandave që operonin në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ata janë akuzuar për vrasjen e disa personave, kërcënime. Ky është shpërblim që merr PS dhe kjo eshte oferta qe iu ben perfaqesuesve te krimit. Një nga kushtet e Bundestagut gjerman është implementimi i reformës zgjedhore.
Duket se ka nisur jo mirë situata e rendit në vend për këtë vit. Si e keni parë këtë raport polici e shtetit-qytetarë??
Po të rikthejmë në kujtesë edhe viti i kaluar ka qenë me djegie, vendosje bombash në makinat e prokurorëve, vrasje me snajper. Krimi ka marrë jo vetëm dhen, po edhe revanshin e plotë. Territorin e plotë se ka policia, por krimi. Shumë të tjerë janë denoncuar nga media për gjobëvënie dhe në shumë raste që nuk raportohet është batërdi e madhe me hajdutë dhe kriminelë që shkojnë dhe kërdisin familjet shqiptare.