Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 09:56 Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion” Historia e suksesit të Kimi Antonellit është një rrugëtim nëntëvjeçar, i cili ka kaluar nëpër faza delikate, ditë të vështira dhe vendime të diskutueshme.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tubimi i 2 marsit, Bumçi: Betejë e qytetarëve, Rama do kapjen e Kushtetueses sepse ajo kontrollon pushtetin

Aktualitet E mërkurë, 26 Shkurt 2020 20:40
Tubimi i 2 marsit, Bumçi: Betejë e qytetarëve, Rama do kapjen e Kushtetueses sepse ajo kontrollon pushtetin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi u shpreh në studion e lajmeve të Ora News, se beteja për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë e Presidenti, por e popullit. Ai tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që mbron qytetarët dhe kontrollon qeverinë. Bumçi solli në kujtesë disa nga rastet kur Gjykata Kushtetuese ka qenë vendimtare në marrjen e vendimeve të saj. Ndërkohë, ai kujtoi se gjatë qeverisjes së PD-së u hodhën poshtë të paktën 35 ligjeve të qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Nuk është betejë për kompetencat e njërit apo tjetrit. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Kur ne kemi qenë në qeveri na ka rrëzuar mbi 35 ligje. Kjo tregon kontroll të qeverisjes, tregon se ka qenë e pavarur. Pati një fushatë kundër biznesit, luftë kundër informalitetit. Qeveria ndryshoi ligjet dhe nëse të kapte pa kupon tatimor, të falimentonte biznesin. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 10 minutash
Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Para 54 minutash
Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Para 1 ore

Këtë paketë që do të shkatërronte biznesin e rrëzoi gjykata. Ky është vendim që mbrojti 130 mijë biznese të Shqipërisë. Qeveria Rama kaloi me vendim që mund të prishte ndërtime pa leje, por gjykata ia rrëzoi. Kjo gjykatë i ka mbrojtur qytetarët. Kjo gjykatë rrëzoi kërkesën për numrin IMEI të telefonave. Gjykata Kushtetuese ka qenë institucioni që ka vendosur kufirin, ka kontrolluar qeverisje. Jemi në vitin e tretë që nuk kemi gjykatë. Kjo nuk është ngritur jo për shkak të betimit por të KED. Rama nuk donte të ngrihej gjykata. Gjykata Kushtetuese është vetëm për të kufizuar qeverinë dhe për të mbrojtur qytetarët. Kjo nuk është betejë e presidentit dhe opozitës, por e atyre që duan të mbrojnë pronën”, deklaroi ish-deputeti demokrat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, Aldo Bumçi u shpreh se Presidenti nuk po bëhet palë me opozitën. Ai tha se Kreu i Shtetit po mbron demokracinë duke folur kundjes vendosjes së “sulltanatit” të Edi Ramës.

“Presidenti nuk po bëhet palë. Këtu po flasim për demokracinë për shtetin e shqiptarëve. A do ekzistojë më kjo demokraci? Sot Edi Rama po kthehet në “sulltan” të Shqipërisë. Fjala e tij është ligj. Presidenti nëse do rrinte pa folur nuk do i shërbente qytetarëve. Nëse ky person sot është “sulltan”, çfarë pret të bëjë Presidenti; të mos flasi? Pa Gjykatë Kushtetuese, Kushtetuta është libër pa vlerë. Barriera e parë për shtetin e të drejtës është Gjykata Kushtetuese. Ne i kemi bërë këto beteja. Nuk jemi të vonuar ne. Nisëm protestat, nuk do gjesh një vend tjetër që të ketë mbajtur protesta kaq masive në Europë Lindore. Kjo tregn besim dhe energji”, theksoi Aldo Bumçi.

Aldo Bumçi deklaroi se vendi do të kthehet në normalitet nëpërmjet zgjedhjeve dhe rivendosjeve të Gjykatës Kushtetutese. Sipas tij, me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Shqipëria u shpopullua. Ai tha se vendi është në diktaturë, ndërsa formuloi idenë se zgjedhjet dhe Gjykata Kushtetuese e rikthejnë vendin në zgjedhje. Bumçi u shpreh gjithashtu se opozita do të jetë në 2 mars në shesh.

“Gjykata Kushtetuese është një nga gurët e rikthimit të Shqipërisë në normalitet. Gjykata dhe zgjedhjet. Presidenti ka thirrur të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne jemi aty si qytetarë, si opozitarë, si njerëz si shpresa për të rikthyer Shqipërinë në normalitet. Edi Rama e ka shpopulluar në 7 vite vendin. Jemi një alternativë që jemi ne. Presidenti do të rikthejë normalitetin nëpërmjet akteve të tij publike. 

Në këtë betejë ai do ti bjerë fort kambanës që ta dëgjojnë mirë shqiptarët. Pse i kemi bërë ne këto akte të forta? Këtu jemi në diktaturë. Rama sot ishte në Moskë, është diktaturë. Ka gjë demokraci Rusia? Ky e ka kthyer këtë vend në një “sulltanat”. Ne do ta rikthejmë normalitetin nëpërmjet rikthimit të së drejtës së zgjedhjeve dhe shtetit të së drejtës. Kodi jonë bën zgjedhje të lira kudo, edhe në Afrikë. Zgjedhjet e lira nuk bëhen prej Edi Rama. Qëkur erdhi Edi Rama nuk ka më zgjedhje të lira në Shqipëri. Këshilli i Europës nuk erdhi të monitorojë zgjedhjet”, tha ai.

Etiketat e lidhura

Aldo BumciPartisë Demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion”
Para 5 minutash

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kamp...

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë
Para 6 minutash

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja
Para 10 minutash

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Para 23 minutash

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtar...

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.