Tulla i mori jetën 20-vjeçares, një pronar dentist kishte ndërhyrë në pallat
Nga dosja e hetimit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me hetimet që ka kryer Prokuroria e Tiranës. Numri i të arrestuarve ka shkuar në 27, ndërsa një prej tyre është me profesion dentist, ku sipas prokurorisë ai ka bërë ndërhyrje në pallatin e tij në Kombinat. Si pasojë në këtë pallat gjatë tërmetit u shkëputën disa tulla, ku njëra i ra në kokë 20-vjeçares Xhesika Biqiku. E reja edhe pse për disa ditë ishte në spital, humbi betejën me jetën.
Ka shkuar në 27 persona numri i të arrestuarve për sa u përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ku rrëzimi i disa pallateve e ndërtesave të tjera mori jetën e shumë personave dhe la mijëra familje pa banesa. I arrestuari i fundit është Fejzo Dyrmishi, ndërkohë në kërkim mbeten edhe 11 persona të tjerë ndërsa 2 janë nën hetim. Bëhet e ditur se nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se 6 nga të shpallurit në kërkim ndodhen jashtë Shqipërisë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje.
Prokuroria e Tiranës lëshoi 38 urdhër arreste për zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia. Për Fuçinë ky nuk është rasti i parë për problemet me ligjin. Në muajin maj të 2019, ish-kryetari i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia u arrestua me akuzën e mashtrimit por më pas u la në detyrim paraqitje nga gjykata për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.
Mes të arrestuarve është edhe administratorja e kompanisë “Hoxholli”. Vjollca Hoxholli rezulton se është arrestuar më herët për shkak se mashtronte qytetarët duke i shitur nga dy herë apartamentet. Për të njëjtën vepër penale, bashkëshorti i saj Rrapush Hoxholli është shpallur fajtor nga Gjykata e Durrësit dhe është dënuar me 10 vjet burg dhe u lirua më pas për shkak të moshës madhore 75-vjeç. Çifti i bashkëshortëve dyshohet se mashtronin qytetarët shkodranë, duke iu shitur të njëjtin apartament disa njerëzve njëherësh.
LISTA
1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Anila Harxhi, arkitekte
5. Merita Kushi
6. Bukurije Halili
7. Asqeri Xhanari
8. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
9. Gerti Çalliku
10. Jani Ikonomi
11. Qirjako Gjergo
12. Sherbet Shehi
13. Naim Shehi
14. Ermir Çina
15. Adhurim Qehajaj
16. Gëzim Shkalla
17. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
18. Xhevahir Doda
19. Reis Muça
20. Hekri Disha
21. Agim Eski
22. Faik Fejzo
23. Zhaneta Tagani
24. Muhamed Felahi
25. Ndoc Pepkola
26. Hekri Disho
27. Fejzo Dyrmishi (ndërtues)