Tupja dhe Aliaj ‘sfidojnë’ policinë

Profesori Edmond Tupe dhe artisti Robert Aliaj, ishin dy prej personave për të cilët policia njoftoi nisjen e procedimit penal pasi ishin të pranishëm në protestën e organizuar nga studentët.

Por pavarësisht këtij vendimi të uniformave blu, Tupja dhe Aliaj nuk e kanë ndalur mbështetjen për studentët. Mbrëmjen e sotme ata ishin së bashku me disa studentë në emisionin ‘Byro Politike’.

“Janë më të lirë se sa ne të vjetrit. Mua më mbush me gëzim sepse studentët tanë nuk janë ata të para 10-15 viteve. Ata jetojnë në kushte psikologjike të caktuara dhe vuajnë. Kushtet që kanë në konvikt, çmimet që rriten, prindërit që fitojnë me pak janë të gjitha probleme. Revolta ishte shumë e justifikuar. Ata janë të vendosur dhe unë i përkrah. Unë nuk jam protestues por mbështetës”, u shpreh Tupja gjatë emisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa artisti Aliaj tha se “jam atje me zemër dhe për ta mbështetur. Këta janë ata që do ta ndryshojnë Shqipërinë. Jemi infantilë nga të kuptuarit e demokracisë dhe jemi në këtë kaos që lexohet në mënyrë të mrekullueshme që dalin dhe nuk kanë një lider. Nuk është në natyrën time të hedh vezë dhe gurë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?