Tupja: Më zhvirgjëruan dëshminë e penalitetit! Dialogu me Ramën, i rrezikshëm

I ftuar në ‘Top Talk’, me shaka profesor Edmond Tupja ka treguar se procedimin penal ndaj tij e ka marrë vesh nga miqtë dhe se i është zhvirgjëruar dëshmia e penalitetit, të cilën e ka pasur gjithmonë të pastër.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që jam proceduar penalisht. Ma tha një miku im. Deri dje, kam pasur dëshmi penaliteti të virgjër. Jam rritur në një familje me edukatë dhe në respekt të ligjit. Nga 4 akuzat, nuk e gjej veten te asnjëra. Unë isha mbështetës, jo organizator; nuk kam hedhur vezë apo shishe ndaj institucionit; nuk kam bllokuar rrugën sepse kam qëndruar në trotuar…”, u shpreh ai.

Pavarësisht procedimit penal ndaj tij, Tupja ka dalë sërish në protestë në mbështetje të studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesori Edmond Tupja deklaroi se dialogu që kërkon kryeministri Edi Rama me studentët protestues është i rrezikshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të kesh një ndërgjegje sociale shumë të madhe dhe vigjilencë të mprehtë për të nuhatur kurthin. Po të shkojnë te kryeministri studentët, mund të impresionohen ose intimidohen. Rama ka staturë dhe gojën e përdor mirë. Këtë gjë e kanë nuhatur instinktivisht studentët dhe prandaj nuk pranojnë dialog me të”, shpjegon Edmond Tupja.

Profesoi uroi “që protesta të përhapet dhe të ketë sa më shumë njerëz që mbështesin studentët” dhe theksoi se nuk i besoj Ramës “kur thotë që është i gatshëm të plotësojë kërkesat e studentëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?