Turi i Ramës me diasporën, analisti Çipa: Takime elektorale në funksion të një fushate të shpejtë

Analisti Aleksandër Çipa thotë se turet e kryeministrit Edi Rama me diasporën mund të mos jenë ture paraelektorale, por elektorale. Duke komentuar takimet e Ramës me shqiptarët e diasporës, Çipa u shpreh se statusi i tyre pas më shumë se 3 dekadash ka ndryshuar.

“Kryeministri Edi Rama duket se e ka ndërtuar si një platformë. Shoh dy gjëra që i mbart nga njëri kryeqytet në një tjetër, që ndërton në mënyrën e rafinuar fjalimin që mban për të atakuar atë që ai ka si marrëdhënie bilaterale me vendin ku zhvillohet mitingu.

Qasja e fjalimit që mbajti në Athinë ishte kryekëput e ndryshme nga ajo në Milano. Në Itali atakoi median dhe jo politikën italiane. Foli për një lloj racizmi që ia delegoi mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se mënyra sesi e ndërton takimin në cilësinë e kryeministrit, por organizimin e bën në mënyrën partiake, në thelbin e vet mendoj se kemi armatën socialiste që përgatitet për një fushatë të shpejtë elektorale”, tha Çipa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?