Turistët çekë, letër pas largimit nga Shqipëria: Mbresa nga Policia e Shtetit
Dy turistë çekë kanë kaluar disa ditë pushimesh në Shqipëri dhe janë larguar nga aty me mbresat më të mira për Policinë.
Më poshtë është një letër e dërguar me postë elektronike nga Jiri dhe Andrea.
Ata largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira për uniformat blu. “Ne kemi udhëtuar shumë dhe nuk kemi takuar kurrë policë kaq të mirë në asnjë vend të botës”, shkruajnë ata në adresë të Policisë së Shtetit duke theksuar se mezi presin të vizitojnë sërish Shqipërinë.
Ja letra e plotë:
“Ne jemi turistë nga Republika Çeke dhe kemi qëndruar 1 javë në Shqipëri, këtë muaj. Ne do të donim të falënderonim shumë Policinë e Shtetit. Policët që kemi takuar ishin gjithmonë shumë miqësorë dhe profesionale, gjithmonë na pyesnin nëse ishim në rregull dhe nëse kishim nevojë për ndihmë apo për asistencë. Ne kemi udhëtuar shumë dhe nuk kemi takuar kurrë policë kaq të mirë në asnjë vend të botës.
Nëse është e mundur, ju lutem përcillni falënderimet tona në veçanti policëve nga Shkodra, Lezha, Thethi e Lura!.
Presim me padurim të vizitojmë sërish Shqipërinë!
Ju faleminderit dhe gjithë të mirat,
Jiri dhe Andrea”
KOHA JONË SONDAZH

