Turistët e bllokuar në kanionet e Holtës, nxirren 4 të parët

Një grup turistësh shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Holtës në Gramsh.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfiksja.

Vetëm nga spitali i Gramshit janë nisur drejt vendit të ngjarjes 3 ambulanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 17:30, grupet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin 4 prej turistëve, të cilët mësohet janë fëmijë, dhe po punohet për zhvendosjen e të tjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkak për bllokimin e turistëve është bërë rritja e menjëhershme e prurjeve të lumit.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?