Turistët koreanë i bashkohen aksionit opozitar

Protestave të fundit të opozitës, përveç numrit të madh të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, i janë bashkuar dhe turistë. Nisur nga aktualiteti politik, dy të rinj koreane jugor, i janë bashkuar protestës së opozitës. Gjatë kohës që mbahej protesta, në një prononcim për RTV Ora, njëri prej tyre shprehet se mbështet njerëzit që provojnë të ndryshojnë diçka.

“Unë jam udhëtar, unë pyes veten pse janë njerëzit në rrugë në fundjavë. Unë dua të di cilat janë problemet e tyre me shtetin, kjo është arsyeja pse jam këtu. Javën e shkuar unë dëgjova që njerëzit kërkonin zgjedhje të lira. Problemet që kam dëgjuar unë kanë të bëjnë me drogën, marijuanën, tregun e zi, apo korrupsionin. Unë i mbështes njerëzit sepse po provojnë që të ndryshojë diçka”.

Të rinjtë korean shprehen gjithashtu se qëllimi i tyre në Shqipëri është të njohin Shqipërinë, dhe të vizitojnë shumë vende. “Njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Aktualisht Shqipëria nuk njihet mirë në Korenë e Jugut, ndodhet në mes të Evropës por nuk njihet sa Greqia apo shtete të tjera. Është turp. Unë po udhëtoj me biçikletë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?