Turistët, operatorët të shqetësuar për kapacitetet akomoduese

Qeveria ka dhënë një shifër prej 10 milionë turistësh për këtë vit por operatorët e tregut janë të shqetësuar për kapacitete reale akomoduese dhe mikpritëse të vendit tonë. Sipas kreut të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, Shqipëria nuk mund të përballojë një fluks të tillë.

“Shqipëria nuk ka kapacitete për të pritur një numër më të madh turistësh. Jemi në një situatë emergjente. Duhet të ndërmarrim veprime emergjente për të ndërtuar hotele, resorte, për të përmirësuar infrastrukturën e cila, për të thënë të vërtetën, lë për të dëshiruar”, shprehet Topuzi.

Operatorët e tregut janë skeptikë edhe për efektet e politikës lehtësuese të taksave që qeveria ndërmori vitin e kaluar për hotelet me 4 dhe 5 yje, që sipas tyre, deri më tani nuk ka dhënë rezultat. “Ka një trend pozitiv, por akoma nuk ndihet efekti i këtyre politikave që shteti ka bërë”, thotë Topuzi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?