Turistët rritën çmimet
Paçka se gushti është kulmi i i sezonit turistik, indeksimi i çmimeve të konsumit ka qenë larg objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë. Sipas Institutit të Statistikave, norma e inflacionit në gusht ishte 1,4% nga 3% që është objektivi i bankës qendrore. Kjo është një tendencë e ndjekur gjatë gjithë këtij viti ku indeksi i çmimeve të konsumit ka qenë poshtë nivelit 2%. Gjithsesi gushti është muaji i parë që norma e inflacionit i rikthehet rritjes që nga marsi i këtij viti.
Ecuria e indeksit të çmimeve të konsumit
Viti 2019
Janar 1,6%
Shkurt 0,6%
Mars -0,3%
Prill -0,2%
Maj -1%
Qershor -0,3%
Korrik -0,1%
Gusht 0,3%
Ndryshimet vjetore në çmimet e konsumit
Gusht 2019
Ushqime dhe pije joalkoolike 2,4%
Pije alkoolike dhe duhan 1,3%
Veshje dhe këpucë 0,2%
Qira, ujë, lëndë djegëse, energji 0,8%
Mobilje, pajisje shtëpie 1,5%
Shëndeti -0,1%
Transporti 1,2%
Komunikimi 0,1%
Argëtim dhe kulturë 2,2%
Shërbimi arsimor 0,8%
Hotele, kafene dhe restorante 1,1%
Mallra dhe shërbime të ndryshme 0,1%

