Turistët shtojnë blerjet e apartamenteve, por çmimet u shtrenjtuan me rreth 20%

Të huajt e ardhur si turistë këtë vit po blejnë apartamente si kurrë më parë. Që nga Velipoja në Durrës, bashkë me Qerretin e veçanërisht Sarandën e Vlorën. Rritja e kërkesave për apartamente nga të huajt është shoqëruar edhe me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve.

Agjencitë e pasurive të paluajtshme raportojnë se në Durrës, Golem dhe Qerret metri katror i apartamente po luhatet nga 1 mijë deri në 1 mijë e 200 euro, ndërsa te Shkëmbi i Kavajës dhe Radhimë vlera shkon deri në 1 mijë e 500 euro. Në vijën bregdetare të Sarandës, Lungomaren e Vlorës dhe portin e ri të Durrësit çmimet po luhaten nga 1 mijë e 650 deri në 2 mijë e 800 euro.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e shkuar, të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit investuan mbi 291 miliardë lekë për blerje apartamentesh, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

SHKARKO APP