Turisti italian gjendet i pajetë në një hotel në Durrës
Një shtetas italian, identifikuar me inicialet G.P., rreth 81 vjeç, është gjetur pa shenja jete ditën e sotme rreth orës 10:10 në ambientet e një hoteli në Durrës.
Sipas shqyrtimit paraprak, nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

