Turisti italian gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
Një turist italian është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit në Radhimë.
Sipas policisë viktima është rreth 55-vjeç dhe mendohet të ketë vdekur nga një atak kardiak.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së turistit italian.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Policia: Rreth orës 20:30, një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në një hotel të Radhimës. Policia ka identifikuar shtetasin nga Bari-Itali me inicialet N.M., rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me shtetasen M.F., rreth 50 vjeçe, në hotelin “Olimpia”.
Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkti pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

