Turistja ruse: Udhëtim magjik në Alpet shqiptare

Vera Filimonova ka postuar në blogun e saj një foto-reportazh pas një udhëtimi në Liqenin e Komanit.

Një udhëtim magjik gjatë të cilit, siç shprehet ajo, nuk shkrin nga temperaturat e verës, por nga bukuria e çmendur e udhëtimit me tragetin Koman-Fierzë.

Nëpërmjet fotove dhe një video të realizuar prej saj, turistja ruse promovon bukuritë magjepsëse që e rrethojnë liqenin e Komanit duke e cilësuar si një nga destinacionet turistike me mbreslënëse në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një artikull të gjatë, i publikuar në blogun e saj në internet, Filimonova përshkruan me detaje këtë udhëtim të parë të saj në alpet shqiptare nëpërmjet tragetit ‘Alpin’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, vetëm video mund të pasqyrojë ekzaktësisht bukuritë dhe mrekullitë natyrore të veriut të Shqipërisë ndërsa u sygjeron të gjithëve që të ndërmarrin këtë udhëtim  në alpet shqiptare.

Një vend i parezistueshëm, ku turistët mbesin me aparat fotografik në dorë gjatë këtij udhëtimi mbetet tarraca e tragetit ndërsa brenda tij, ushqim i freskët dhe shërbim i klasit të parë është një mikpritje e përzemërt për çdo udhëtar.

Më poshte linku i reportazhit:

http://verainalbania.livejournal.com/90678.html

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?