“Turizmi i vdekjes”, 28 të mbytur gjatë sezonit veror

Viktima e radhës në plazh është sërish një turiste e huaj, këtë herë nga Çekia. Nëse në bregdetin e Radhimës do kishte pasur roje bregdetare, me siguri vdekja e radhës mund të ishte shmangur.

Policia bën të ditur se ka qenë ora 11:05 kur është njoftuar përmes një telefonate se në vendin e quajtur Rexhina në Radhimë, është mbytur një person. Sipas bluve, viktima është një turiste çeke, Rusena Mejstrikova, 74 vjeç.

Ky sezon turistik mund të quhet i trishtë sa i përket numrit te vdekjeve në plazhet shqiptare. Janë 28 persona që kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar, ku parametrat e sigurisë lënë për të dëshiruar Kullat bregdetare dhe rojet e plazhit këtë vit kanë munguar kjo ka pasur impakt të drejtpërdrejtë në numrin e tragjedive në brigjet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkitë pretendonin se nuk kishte profesionistë, ndërkohë që shumë rinj që ishin përgatitur për këtë zanat janë endur gjithë verës rrugës si të papunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me siguri nëse kullat e vrojtimi dhe rojet bregdetare do kishin qenë efektive. Bilanci i personave që kanë humbur jetën në plazhet e vendit tonë do kishte qenë më i ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?