Turizmi, Italia: Shqipëria më mirë se Greqia
“Nga emigrantët 25 vite më parë, tek bumi i turistëve. Çmime të ulëta dhe cilësi europiane, ky është sekreti. Për italianët, Shqipëria është më mirë se Greqia”.
Me këto fjalë e ka përmbledhur gazetarja italiane Barbara Ciolli, një reportazh nga Saranda.
Ajo shkruan se Shqipëria është Amerika e re e turizmit. Ciolli shkruan se italianët kanë filluar të vijnë në masë për të pushuar në Shqipëri, por edhe austriakë, të cilët ajo i ka takuar gjatë reportazhit në Sarandë.
“Shqipëria është më mirë se Greqia, është e kotë të bësh krahasime. Gabimi ynë ishte se kaluam pesë ditë në Korfuz, ndërsa këto dy javë në Sarandë kanë qenë fantastike”, thonë Pietro Marina.
Ciolli shkruan se me 6-7 euro në Sarandë mund të hash një pjatë peshk, gjë që nuk ndodh në vende të tjera, ndërsa me 5 euro në Tiranë mund të hash një picë dhe të pish edhe një birrë. Sipas Ciollit, e cila ka qenë edhe në Gjirokastër, Shqipëria tashmë është duke u vizituar edhe nga shumë turistë nga Ballkani.
KOHA JONË SONDAZH

