Turizmi në Vlorë i uritur për punonjës, zgjidhja vjen nga Azia
Në mungesë të theksuar të krahut vendas të punës në Vlorë, shpëtimi pritet të vijë nga vendet aziatike, Bangladeshi, Filipinet etj.
Edhe pse administratorët e hoteleve në Vlorë kanë ngelur të pakënaqur me punëtorët e huaj nga sezonet e kaluara, duket se nuk kanë zgjidhje tjetër, ndërsa mijëra shtetas kryesisht nga vendet aziatike pritet të mbërrijnë në Vlorë brenda datës 15 maj.
Kjo uri e tregut shqiptar të punës për punëtorë të huaj, natyrisht që ka simuluar edhe aktivitetin e paligjshëm të trafikut apo dhënies së ndihmës për të kaluar në vende të tjera të Europës. Sipas agjentit, këto raste janë shumë të vogla, krahasuar me punonjësit që respektojnë kontratat.