Tushi: Politika dialog bosh, deputetët artikulojnë fraza që si kuptojnë as vetë
Duke skanuar politikën, sociologu Gëzim Tushi thotë se shoqëria shqiptare vuan nga liderizimi i politikës. Sipas tij pjesa tjetër janë marioneta të liderëve të tyre partiakë. “Politika nganjëherë më duket se bën dialog bosh, politikë për politikë. Shikoj deputetë që artikulojnë fraza që nganjëherë nuk i kuptojnë as vetë, apo i thonë kot sa për ti pëlqyer liderit të tyre të majtë apo të djathtë. Janë kot, nuk kanë asnjë impakt. Politika ka impakt por në shoqërinë shqiptare liderizimi i politikës ka bërë që pjesa tjetër të anonimanizohet. Pjesa tjetër janë marioneta. Është e pamundur që të mos ketë një njeri që të dalë kundër asaj që mund të ketë thënë lideri, nuk është e pranueshme dhe as normale kjo gjë. Ata shikojnë interesat e tyre meskine. Politikanët duhet ta mendojnë mirë”.