TV Apollon në Fier transmeton lajme në serbisht

Rrallë herë kemi parë dhe kemi dëgjuar, të paktën në Shqipëri, që një televizion lokal të japi lajmet ne një gjuhë të huaj.

Por këtë radhë ndryshe nga tradita, lajmet nuk janë dhënë në anglisht, por në serbisht.

Eshtë pikërisht TV Apollon, një televizion lokal i qytetit të Fierit, ai që ka çuditur shikuesit e tij me një edicion informativ në gjuhën sere.

Nuk kanë munguar edhe komentet negative në rrjetet sociale nga vetë qytetarëve dhe teleshikuesit e kanalit.

Në Rrethin e Fierit, përkatësisht në fshatin Libofshë, egziston një minoritet fare i vogël i cili i përket origjinës serbe dhe ndoshta kjo është arsyeja që ky televizion jep lajme në serbisht./ IMA

SHKARKO APP