Twitter bllokon postimin e Presidentit Trump kundër kandidatit Biden

Presidenti në detyrë, Donald Trump bëri një tjetër reagim në Twitter, duke thënë se do të nxjerrë para ligjit rivalin e tij Joe Biden, për të gjitha shtetet e ShBA ku pretendon se ka marrë fitoren si President. Trump tha se ka mjaftueshëm prova për këtë, por Twitter zgjodhi që ta bllokonte njësoj si postimet e tjera.

”Të gjitha Shtetet e fundit të pretenduara të fituara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për Mashtrimin e Votuesve dhe Mashtrimin Zgjedhor. Ka mjafuteshëm prova, thjesht shikoni mediat. Ne do të fitojmë! Amerika e para”, shkroi Trump në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që rrjeti social i bllokon postimet Trump. Pikërisht ditën e djeshme Twitter i bllokoi dy postime pasi sipas tyre janë mashtrime në lidhje me zgjedhjet ose një proces tjetër civil.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?