Tym dhe flakë/ Digjen barakat e romëve, humb jetën një 13-vjeçare (FOTO)

Një zjarr ka rënë në lagjen ku banon komuniteti Rom në qytetin e Shkodrës. Flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka ku strehoheshin disa familje.

Si pasojë një 13-vjeçare me inicialet Gj.Dashi ka humbur jetën. Raportohet se vetëm pasi kanë vënë re mungesën e vajzës, familjaret kanë nisur kërkimet dhe e kanë gjetur në një prej barakave të familjes Dashi.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje ngrohje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?