Tym i zi nga dritaret, çfarë po ndodh në Ministrinë e Jashtme?
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 23:17
Një shtëllungë tymi është parë teksa dilte nga dritaret e një prej zyrave të godinës së Ministrisë së Jashtme mesditën e sotme.
Në pamjet e siguruara nga Balkanweb duket qartë momenti i daljes së tymit.
Megjithatë vetë zyra e shtypit të ministrisë së Jashtme ka bërë me dije për mediat se nuk është zjarr.

“Bëhet fjalë për një problem me kondicionerin, dhe nuk ka asnjë rrezik për punonjësit. Situata është nën kontroll,” njofton MPJ.
KOHA JONË SONDAZH

