U aksidentua para dy ditësh, por nuk po e identifikojnë dot. Publikohen fotot e viktimës

Publikohen fotot e viktimës së aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në Humelicë, ende i paidentifikuar.

Viktima, rreth 60 vjeç mbeti pa jetë mbrëmjen e 5 janarit kur u përplas nga një autobus i linjës Vlorë – Athinë.

Sot, kërkohet ndihma e medias nëse dikush e njeh. Më herët banorë të zonës dhe drejtues mjetesh automobilistike njoftuan policinë për një person që kalonte në këmbë rrugën pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër, aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima i paidentifikuar mendohet të jetë bari ose i pastrehë me probleme mendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?