U akuzua për 1 ton kanabis, lirohet Arvis Muça dhe martohet më 27 gusht

Lirohet Arvis Muça, i arrestuar për 1 ton drogën në Kavajë. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka tërhequr akuzën ndaj Arvis Mucës, i cili u arrestua para një muaji, pasi u akuza si pjesë e grupit që iu sekuestrua 1 ton kanabis.

Muça ishte i akuzuar për makinë ku u kap droga, por pas hetimeve rezultoi se mjeti ishte i dikujt tjetër dhe jo i të riut nga Vlora. Ndërsa pas një muaji prokuroria ka tërhequr akuzën duke e liruar nga burgu. Sipas prokurorisë, hetimi do të kryhet në gjendje të lirë, pasi nuk ka prova, që e implikojnë në trafikun e drogës.

Por avokati i tij, Saimir Visha deklaron se kjo histori nuk do të mbyllet këtu, pasi do të kërkojë dëmshpërblim për 1 muaj që qëndroi në burg, sipas tij padrejtësisht. Arvis Muça nga Vlorë në datë 27 gusht do të martohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?