U akuzua se mbyti foshnjen e saj, lirohet shqiptarja në Milano
Një 24 -vjeçare është liruar nga Gjykata e Apelit në Milano pas akuzimit se mbyti vajzën e sapolindur.
“Foshnja nuk kishte vdekur prej mbytjes”, -tha avokati i 24–vjeçares dhe burrit të saj, Antonio Battaglia “por ishte e lindur e vdekur.”
“Kjo u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore, sepse nëna ka patur gjatë shtatzënisë një problem patologjik, duke shkaktuar shkëputjen e plançentes para lindjes,” -shtoi avokati.
Avokati mbrojtës, Antonio Battaglia u shpreh se Gjykata e Apelit ka vendosur të drejtën për një grua që është e tronditur akoma për humbjen e foshnjes së saj.

