U aludua se ishte nën moshë, flet socialistja e demoralizuar që ndaloi Bashën në Fier, tregon dokumentet (VIDEO)

Kamela Troka, vajza nga Fieri e cila ditën e djeshme ndaloi kryetarin e Partisë Demokratike ndërsa ishte duke zhvilluar takimin elektroral në këtë qytet, ka folur në ‘FaxNeë’ për gazetaren Fatmira Bajramaj, mbi aludimet e moshës së saj.

Unë jam 25-vjeç, jam future në politikë që kur kam qënë 17-vjeçe, në 2013, në forumin rinor, jo ashtu siç thoshin aludimet se unë isha 19-vjeçe e 20-vjeçe.

Unë mbaj në duar një vërtetim që është nga zgjedhjet vendore të OS-së të 2015 që Kamela Troka është zgjedhur si sekretare e OS-së. Shumë e vërtetë që unë jam e revoltuar nga kjo parti për faktin se zoti Edi Rama thotë që këto vite që nuk kemi parë asgjë, manipulon mendjen e qytetarëve. Thotë nuk kam bërë asgjë deri tani nga tërmeti dhe pandemia, po këto ranë sot jo për 8 vite. Ku janë vendet e punës që u premtuan, ku është një alternativë për rininë.

Unë kam mbaruar Juridikun në Vlorë dhe kam bërë një sekretari më pas, kurs profesional. Për rininë dua ti bëjë thirrje që ashtu si unë, të mos e mbajnë zërin brenda po ta nxjerrim, duhet të flasim të kërkojmë të drejtën tonë. Në 25 Prill këtë të drejtë që na jep Kushtetuesja ta përdorim, të flasim të zgjedhim mundësinë tonë më të mirë. Vërtet unë dje isha përkrahë Lulzim Bashës dje, por unë atë e shikoj si një shpresë dhe frymë për rininë shqiptare, e cila duhet të kërkojë të ardhmen e saj në vendin e saj.

E shikojmë që një pjesë e madhe ka emigruar dhe tashmë në Shqipëri nuk ka më rini.

Për faktin e moshës, unë të nxjerr edhe kartën e identitetit që nuk jam 18-vjeçe. Unë sot jam 25-vjeçe, më vjen keq për këto manipulime, se di nga ka dalë që jam 18.”, u shpreh qytetarja.

Kamela Troka nga Fieri e zhgenjyer me 8 vitet e qeverise Rama

SHKARKO APP