U angazhua me PS-në, aktori i njohur bëhet zyrtarisht drejtor

Erion Isai u tërhoq nga “Portokalli” vetëm pak kohë më parë, ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara u angazhua tërësisht përkrah PS-së në fushatën e saj.

Dhe pikërisht ky angazhim s’e ka lënë pa gjë aktorin.

Pak kohë më parë Monika Lubonja u shkarkua nga detyra si drejtoreshë e teatrit të Kukullave për t’u vënë drejtor i ri pikërisht aktori, Erion Isai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot emërimin e drejtorit të ri, ndërsa zyrtarizimi është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Erion Isai ishte njëri prej aktorëve i cili është shprehur pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ky i fundit u angazhua me Partinë Socialiste edhe gjatë fushatës së fundit elektorale, duke u shfaqur përkrah Elisa Spiropalit gjatë takimeve në zonën e Ersekës.

 

/Burimi: albeu.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?