U arratis nga Durrësi, Kroacia sekuestron anijen siriane

Kroacia ka vendosur sekuestrimin e anijes siriane “Seascaner” që u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument nga Porti i Durrësit një javë më parë.

Aktualisht anija është e bllokuar në portin e Rijekës, ndërsa me vendim të gjykatës pronarit i janë bllokuar edhe 195 mijë euro si garanci.

Pas veprimeve të autoriteteve portuale kroate dokumentet janë përcjellë në kapitanerinë e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?