U arratis nga komisariati i Pukës, FNSH dhe policia bashkojnë forcat për të kapur 20-vjeçarin (Emri)

Gjashtë grupe të FNSH dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, janë bërë bashkë për të kapur një 20-vjeçar nga Tirana, i cili kërkohet për një grabitje me dhunë. Ermirjon Nikja, banues në Don Bosko në Laprakë, i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”, arriti të arratisej nga Komisariati i Policisë Pukës paraditen e sotme, rreth orës 11:00, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Shkodrës.

Nikja dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më 24 gusht të këtij viti, dhe për ngjarjen u kap më 6 shtator nga forcat e Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë.

Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore pēr vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, për kapjen e tij janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje, në Komisariatin e Policisë Pukë.

Ndërkohë, po në lidhje me këtë ngjarje, drejtori i SHÇBA në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës.

Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Sakaq, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?