U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati, humb jetën në burg Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak

Një 33-vjeçar, Andrea Bregasi i arrestuar vetëm 9 ditë më parë, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës, si pasojë e një arresti kardiak.

Bregasi ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete. Ky është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë-Krujës.

Vetëm një ditë më parë ndërroi jetë edhe një tjetër i burgosur, Afrim Shaqiri 39 vjeç, i cili ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Dyshimet edhe për të janë se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?