U arrestua i dehur në timon, jepet vendimi për kapitenin Hoxha

U arrestua i dehur në timon, lirohet kapiteni i Partizanit Alban Hoxha, gjykata vendos ”detyrim paraqitje”. Policia bëri me dije se niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligram për litër. Pra, 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?