I arrestuar për shpërndarje kanabisi, 45-vjeçari vdes në spitalin e Shkodrës

U arrestua në prill për shpërndarje kanabisi, E. Koka vdes në spitalin e Shkodrës.

E. Koka u dërgua nga burgu i Reçit në spital pasi kishte probleme shëndetësore.

45 vjeçari i cili u vu në pranga nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Fillimisht stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë. Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore por ka qenë e pamundur.

SHKARKO APP