U arrestua për drogë dhe armëmbajtje pa leje, infermieri në Memaliaj mohon akuzat
Infermieri Dine Kika, i cili u arrestua 3 ditë më parë në Memaliaj për armëmbajtje pa leje dhe kulitivim narkotikësh ka mohuar akuzat.
Avokati i Dine Kikës ka deklaruar se automjeti në të cilën u gjet lënda narkotike nuk është ne emër të klientit të tij, ndërsa armët ishin te mbetura që prej vitit 1997.
Infermieri i fshatit Buz u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij unformat blu gjetën të fshehura një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe municion luftarak. Ndërsa sasia prej 1.5 kg kanabisi u gjet në makinën e tij.
40 vjeçari akuzohet per “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.