U arrestua për korrupsion, Gjykata lë burg prokurorin e Edmond Karriqin dhe shoferin e tij
GKKO ka lënë në burg drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqin i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion si dhe shoferin e tij Isuf Gegën.
‘Arrest në burg’ është dhënë edhe për dy personat e tjerë të përfshirë Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.
Sipas hetimeve, Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.
KOHA JONË SONDAZH

