U arrestua si kërcënues i Edi Ramës, për një shaka me shokët

Një shaka me shokët për pak sa nuk i ka kushtuar shtrenjtë një të riu nga Puka. Andrea Kurti është shoqëruar nga forcat e Anti-terrorit, pasi i ka dërguar disa SMS-së kërcënuese Kryeministrit Edi Rama. Kurti është vënë në lojë nga disa miq të cilët mësohet se e kanë sfiduar duke i thënë se nuk mund t’i dërgonte SMS kërcënuese kreut të qeverisë. Sipas tvklan.al të njëjtët mesazhe ai ia nisi i dhe shokëve.

Pas verifikimeve i riu është lënë i lirë. Kjo nuk është hera e parë që numri “1” i qeverisë merr kërcënime. Në dhjetor të 2014-s, Policia e Tiranës vuri në pranga avokatin Bashkim Hoxha pasi i dërgoi disa mesazhe ofenduese dhe kërcënuese kreut të qeverisë. Edi Rama u kërcënua edhe kur ishte në opozitë. Pas protestës së 21 Janarit 2011, policia arrestoi shtetasin Luan Rami. Nëpërmjet mesazheve ai kërcënoi liderin e opozitës me vdekje, pasi iu dogj makina gjatë protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?