U arrestuan me bujë nga SPAK, shfryhet dosja e drogës së Kukësit

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kthyer në Kukës dosjen për të arrestuarit për trafik droge në Kukës.

Trupa gjyqësore me relator Sokol Binaj, ka pranuar ankimet e Arben Tucit dhe Durim Vata dhe të avokatit Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, duke e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Trupa gjyqësore ka urdhëruar kthimin e akteve të hetimit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukes.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve Prokurorise Kukës.

Kujtojme se të dyshuarit janë mes 19 personave të arrestuar në 18 Maj 2020, në zonën e Kukesit dhe Hasit, në kuadër të një procedimi penal më shumë se 2-vjeçar, për kultivimin e lëndës narkotike.

Pavarësisht këtij vendimi, është vendosur që të vazhdojë seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurimit, ku në përfundim të gjykimit është lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. /Syri tv

SHKARKO APP