U arrestuan për 613 kg kokainë, dëshmitë e Lushajt dhe Pezakut: Ne shkuam në port, por …
Dy të rinjtë e ndaluar nga policia për ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë dje në Durrës kanë mohuar lidhjet me drogën. Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kanë mohuar të jenë përfshirë dhe të kenë pasur dijeni për kokainën
Ata janë shprehur se janë njoftuar nga autoritetet portale se kishin përfunduar procedurat dhe kanë shkuar për të tërhequr kontenierin.
‘Jam i punësuar tek kompania Arbri Garden. Autoritete më njoftuan për të tërhequr ngarkesën. l Jam i punësuar për tu marrë me punët e kompanisë. Organizoja punën, zgjidhja transportin’, është shprehur Donaldo Lushaj para prokurorëve.
Ndërsa shoferi Armando Pezaku ka thënë se nuk e dinte se çfarë kishte në kamion.
‘Më njoftuan se erdhi ngarkesa dhe shkova në port për ta marrë’, mësohet se ka thënë i riu tjetër i ndaluar ditën e djeshme.
KOHA JONË SONDAZH

