U arrestuan se protestuan, banorët e Verrisë sot në Gjykatë
Banorët e fshatit Vërri në Fier të arrestuar nga policia se protestuan kundër instalimit të nje incineratori për djegjen e mbeturinave në fshatin e tyre jaë paraqitur sot në gjykaten e Fierit për të marrë masën e sigurisë.
Ata u ndaluan dy ditë më parë dhe përsonat e ndaluar janë Aleksandër Bita, Eridjon Jani Bledion Bita dhe Zyluftar Delibashi.
Ky i fundit një ditë më parë ishte dhunuar nga policia, ndërsa u vu në pranga. Policia thotë se arrestimet janë bërë pasi ata persona kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme.
Dhe se materialet I ishin kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim.
Protesta e banorëve të Verrisë që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit solli edhe konfrontimin e tyre me forcat e policisë.
Ata kërkojnë bllokimin e punimeve, duke akuzuar se projekti është vdekjeprurës për ta.
Policia duket se ka bërë arrestimet si presion për banorët që të mos dalin më në protesta.
Opozita ka akuzuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se qëndron pas ndërtimit të impiantit të plehrave në këtë zonë.
KOHA JONË SONDAZH

