“U bënë gropat gati për patate”, ironia në rrjet me fushën e dëmtuar në “Air Albania Stadium” (VIDEO)

Në stadiumin e ri “Air Albania Stadium” u zhvillua ndeshja ndërmjet kombëtares shqiptare dhe Francës, ku dominuan kampionët e Botës me dy gola në avantazh.

Por ndërkohë që është zhvilluar pjesa e parë, stadiumi i ri ka lënë shumë për të dëshiruar, kryesisht në fushën e blertë. Pas shpërthimit të hidratuesit që duhet të lagnin terrenin, por lagën tifozët, edhe fusha duket mjaft e dëmtuar, ku një pjesë e barit është hequr.

Ndërkohë që në rrjet ka shpërthyer ironia në lidhje me dëmtimet e fushës së re, ku komentuesit e vëmendshëm nuk kanë lënë pa e komentuar duke e krahasur me një tokë të gatshme për mbjellje.

“U bënë gropat gati për patate”- shkruajnë përdoruesit e rrjeteve sociale.

YouTube player

SHKARKO APP