U bllokua nga dëbora, hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është zhbllokuar aksi rrugor Qafë Thore-Theth, i cili rezultonte i bllokuar nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ARRSH njofton të gjithë përdoruesit e kësaj rruge se qarkullimi tashmë kryhet pa probleme.

“Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme”, shkruan ARRSH në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?