U dëmtua nga tërmeti, nis shembja e shkollës “16 shtatori” në Pezë
Shkolla e mesmeve e Bashkuar “16 shtatori” në Pezë është shpallur e rrezikshme për zhvillimin e mësimit dhe do të shembet tërësisht.
Në shkollë sapo ka mbërritur fadroma që do shembë ndërtesën.
Administratori i Pezës, Besmir Kola tha për Ora News se rreth 200 nxënës të kësaj shkolle, që përfshin klasat fillore 9 vjeçare dhe të mesme, do të vijojnë mësimin në një ambient të përshtatshëm rreth një km larg shkollës “16 shtatori”.
Përsa i përket transferimit të nxënësve në shkollës pritëse, Kola tha se po diskutohet për gjetjen e një zgjidhje të përshtashme për ta.
Gazetarja e Ora News raporton se dëmet e shkollës janë kryesisht në strukturë ndaj dhe rreziku për tu shembur është i madh.
Shkolla është ndërtuar rreth 40 vite më parë dhe nuk është bërë asnjë rikonstruksion për vite me radhë.
Menjëherë pas shembjes do të nisë edhe ndërtimi i një shkolle të re.

KOHA JONË SONDAZH

