U dëmtua nga tërmeti, sot shembet shkolla 9-vjeçare në Thumanë

Shkolla 9-vjeçare ”Ramazan Jangozi” në Thumanë, e cila u rikonstruktua këtë vit, ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti dhe do të shembet ditën e sotme. Sot po bëhen inspektimet, ku janë konstatuar edhe shkollat të cilat duhet të shemben. Një ndër to është edhe shkolla e Përgjithshme ”Selman Daci” në Bubq pasi ka shumë dëme. Janë njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në Fushë-Krujë. Kjo shkollë ka 261 nxënës të cilët tashmë do të ndjekin mësimin në Fushë-Krujë. Po kështu shiriti i është vendosur edhe shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, e cila ndodhet në zonën e ish-Bllokut, pasi ka pësuar dëme nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?