U denoncua i humbur, 5-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal

5-vjeçari Klodian Hashimi gjendet i pajetë, i mbytur në një kanal kullues pranë lumit të Lanës tek banesat sociale në Shkozë, ku familja e tij jeton. Vogëlushi ishte denoncuar më parë i zhdukur në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv. Policia e Tiranës, bën me dije se “Rreth orës 12:15 fëmija u gjet i dekompozuar në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht”. Kjo zonë është ende kantier ndërtimi, pasi po vijon projekti për rehabilitimin e bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri deri në Shkozë.

SHKARKO APP