U denoncua i zhdukur, gjendet i vdekur një 36-vjeçar
Policia bën me dije se zonën e Institutit Bujqësor në Kamëz, në një bunker është gjetur pa shenja jete një 36-vjeçar.
”Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A.M. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për të përcaktuar shkakun e vdekjes”,-informon Policia e Shtetit.
Mësohet edhe se trupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.