U denoncua nga nxënësja për ngacmim seksual, sot masa e sigurisë për mësuesin

Mësuesi i shkollës së Kalasës në Delvinë, Neshat Tepelena, i cili u akuzua nga familjarët e një 11-vjeçarje për ngacmim seksual të kësaj të fundit do të dalë sot para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se Tepelena ka mbërritur në gjykatë dhe pritet nisja e seancës. Prokuroria e Sarandes ka ngritur ndaj tij akuzen “kryerja e veprave te turpshme me te mitur”.

Ai u ndalua nga Policia nën dyshimin për “ngacmim seksual” pas denoncimit publik që ish-nxënësja 11-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Një ditë më parë, familjarët e 11-vjeçares thanë se po kërcënohen me jetë dhe presione nga të afërm të 60 vjeçarit tashmë të vënë në pranga. Një nga xhaxhallarët e vajzës tregoi dy raste kërcënimesh sipas tij nga djali dhe kunati i mësuesit të denoncuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?