U dënua me burgim të përjetshëm për vrasje, vdes 38-vjeçari
Një 38-vjecar i dënuar me burgim të përjetshëm ka gjetur vdekjen sot në spitalin e burgut në kryeqytet.
Erjon Bushi, i dënuar me burgim të perjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë.
Bushi e vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por ai ishte ndjerë keq dhe ishte transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të burgut në Tiranë.
Drejtoria e Burgjeve sqaron se arsyeja e vdekjes së tij ka qenë një atak kardiak.
KOHA JONË SONDAZH

