U dërgua në spital e lënduar me armë zjarri, policia: 18-vjeçarja u vetëplagos, 2 të arrestuar

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e një 18-vjeçareje, ngjarje e ndodhur rreth mesnatës në një hotel në zonën e Saukut, në Tiranë.

Sipas policisë, e reja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në lidhje me ngjarjen u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj.), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç dhe E. Gj., 24 vjeç, për të njëjtat vepra penale, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?